Tash e disa vite, Mehdi Bresilla merret me kultivimin e specit.
Por jo vetëm, ky bujk në fshatin Llugaxhi të Lipjani prodhon edhe kultura të tjera bujqësore.
Mirëpo breshëri i cili goditi një pjesë të komunë së Lipjanit me 11 korrik të këtij viti i shkaktoi dëme të mëdha kësaj familje.
“Investimi ka qenë kogja i madh 15- 16 mijë euro se kemi punu një javë të tërë, me 50 deri në 60 punëtor kemi punu edhe jemi mundu deri diku me sanu dëmin mirëpo çka ka qenë më e mirë është se specat me njolla nuk ekzistojnë më”, deklaroi Mehdi Bresilla.
Për këto dëme ai ka kërkuar kompensim nga institucionet.
Por kjo nuk është hera parë që fatkeqësitë natyrore i kanë shkaktuar dëme në investimin bujqësor që Bresilla ka bërë.
Megjithatë ai thotë se deri më tani nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim.
“Nuk ka vit që nuk ka dëme, por dëme të theksuar në vitin 2022 nëse nuk gaboi kur aktuale kanë qenë vërshimet në Skenderaj edhe atëherë dy hektar dredhëza që sapo i pata mbjellë pata shku në Holand i pata zgjedhë prej më të mirave , por kur e kam prit prodhimin ato totalisht janë shkatërru.Edhe ato dëmë janë vlerësua prej komisionit por nuk janë vlerësuar kurgjo”, theksoi Bresilla.
Kompensimi i dëmeve për vërshimet që ndodhën në janar të këtij viti nuk i kanë marrë as komuna e Malishevës.
Ani pse ata thonë se kanë dërguar në Qeveri raportin vlerësues mjetet as pas gjashtë muajsh nuk janë alokuar.
Kështu të paktën deklaron Artan Paçarizi.
“Komuna ka bërë vlerësimin e dëmeve, çdo herë do më thënë edhe në janarin e këtij viti edhe në vitin 2025, edhe në vitin 2023 kur kemi pas dëme më të mëdha nga vërshimet. Qeveria i ka pas gjithnjë raportet e regjistruara me gjitha dëmet mirëpo deri më tani nuk janë kompensuar të dëmtuarit nga ana e Qeverisë”, vlerësoi Artan Paçarizi.
Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës thonë që disa vite një pjesë e dëmeve nuk janë kompensuar nga institucionet qendrore.
“Disa komuna nuk janë kompensuar që nga viti 2022, dmth dëmet që janë shkaktuar dëmët që janë shkaktuar në vitin 2023 kanë qenë rreth 35 milionë euro. Mirëpo në bazë të informatave që kemi pothuajse as 50% apo 40% nuk janë kompensuar nga niveli qendror. E kemi komunën e Klinës, Pejës, Rahovecit, Komunën e Malishevës, Gjakovës, Mamushës, Skderajt, Drenasit e tash së voni edhe të Vitisë”, sqaroi ai.
Për dëmet që iu shkaktuan bujqve nga moti në ditët e fundit, tashmë ka nisur vlerësimi i dëmeve nga ministria e Bujqësisë.
Në teren doli edhe vet ministri, Armend Muja.