Britney Spears paralajmëron ndryshim në pamjen e saj me një stil të ri flokësh

Prishtinë | 25 Kor 2026 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Britney Spears ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj, kësaj radhe duke paralajmëruar një ndryshim në pamjen e saj.

Këngëtarja 44-vjeçare publikoi në Instagram një fotografi me një model flokësh shumëngjyrësh, duke lënë të kuptohet se po mendon të eksperimentojë me një stil krejtësisht të ri.

Artistja, e njohur prej vitesh për flokët e saj biondë, ndau një imazh ku shfaqeshin nuanca jeshile, të kuqe, blu, të verdhë, rozë dhe të zezë, ndërsa në mbishkrim shkroi se dëshiron t’i bëjë njerëzit të ndihen rehat, të sigurt, të frymëzuar dhe, sigurisht, plot vetëbesim, duke shtuar se mezi pret të prezantojë pamjen e re, shkruan DailyMail.

Në një tjetër video të publikuar po atë ditë, Spears u shfaq brenda një automjeti, ku foli me humor edhe për flokët e saj aktualë.

Ajo bëri një krahasim me stilin e personazhit të Cameron Diaz në filmin There’s Something About Mary, duke thënë se flokët e saj po fillojnë të rriten dhe duke iu referuar vapës së madhe.

Postimet vijnë në një periudhë kur emri i Britney Spears ka qenë sërish në qendër të vëmendjes mediatike.

Së fundmi, djali i saj Jayden reagoi ndaj teorive të ndryshme që kanë qarkulluar në rrjetet sociale për këngëtaren, duke i komentuar ato në një video të publikuar online.

Edhe pse ende nuk dihet nëse ndryshimi i paralajmëruar do të realizohet, fansat kanë reaguar me interes ndaj postimeve të artistes, duke pritur të shohin transformimin e saj të radhës. /Telegrafi/

Të ngjashme