Pas martesës me Duan, Callum Turner rikthehet në xhirime

Prishtinë | 25 Kor 2026 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Aktori britanik Callum Turner është rikthyer në punë pas festimeve disa-ditore të dasmës me Dua Lipën në Sicili dhe muajit të mjaltit në Itali.

36-vjeçari është parë duke xhiruar në New Jersey për filmin e ardhshëm “Possession”, ku luan së bashku me aktoren Margaret Qualley.

Turner u shfaq me pantallona të zeza dhe një bluzë gri me njolla gjaku artificial, ndërsa Qualley ishte veshur me një fustan të gjatë ngjyrë vjollcë. Dyshja u panë duke realizuar skena dramatike gjatë xhirimeve.

Filmi është një ribërje e klasikut horror të vitit 1981 dhe drejtohet nga Parker Finn, krijuesi i serisë “Smile”, ndërsa pritet të publikohet vitin e ardhshëm.

Të ngjashme