Jonathan David pritet të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit, pavarësisht dëshirës së klubit për ta larguar gjatë kësaj merkatoje.
Sipas raportimeve, paga e tij prej 6 milionë eurosh në sezon po e vështirëson gjetjen e një klubi të ri.
Megjithatë, situata ka marrë një kthesë të papritur, pasi për shkak të mungesave të shumta në repartin ofensiv, sulmuesi kanadez pritet të jetë opsioni kryesor në sulm kur Juventusi të rikthehet në aksion.