Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka folur për herë të parë këtë verë rreth së ardhmes së Granit Xhakës, duke i dhënë fund zërave për një largim të mundshëm të mesfushorit shqiptar.
Tekniku francez ishte i prerë në deklaratën e tij, duke theksuar se çështja është e mbyllur dhe se Xhaka është plotësisht i përkushtuar ndaj klubit.
“Kjo temë është e mbyllur. Graniti ka qenë shumë i qartë për të ardhmen e tij. Ai e do Sunderlandin, dëshiron të qëndrojë këtu dhe të ndërtojë të ardhmen e klubit. Është një kapiten i shkëlqyer dhe një lider i madh,” deklaroi Le Bris.
Me këtë deklaratë, trajneri i Sunderlandit ka shuar spekulimet që kanë qarkulluar gjatë merkatos së verës, duke konfirmuar se Granit Xhaka mbetet një nga figurat kyçe të projektit të klubit.