Një person ka sulmuar me armë, ekipin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” përderisa këta të fundit kanë qenë duke i inspektuar lidhjet ilegale.
Këtë, për Gazetën Express, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Valon Preteni, i cili ka bërë me dije se, i dyshuari është në arrati.
“Personi në fjalë dyshohet për disa vepra “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Mbajtje e paautorizuar e armës dhe përdorim i armës”, deklaroi Preteni.
Po ashtu, njoftohet se rasti ka ndodhur në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.