Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi të re në rrjetet sociale, shoqëruar me një mesazh motivues.
“Kur kthehesh drejt diellit, hijet bien pas teje”, ka shkruar Ronaldo në postimin e tij, duke përcjellë një mesazh pozitiv për miliona fansat e tij në mbarë botën.
Në fotografinë e publikuar, sulmuesi i Al-Nassr shihet duke shijuar një moment relaksi, ndërsa postimi ka marrë menjëherë vëmendje dhe reagime të shumta nga ndjekësit.