Ministri në detyrë i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës së UÇK-së, Andin Hoti ka njoftuar se ka marrë vendin që nga 1 shtatori Inspektorati Qendror i Punës të kalojë plotësisht në inspektime digjitale.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Hoti ka shkruar se kjo do të mundësojë dokumentim në kohë reale, rritje të transparencës, llogaridhënie më të madhe dhe monitorim më efikas të punës në terren.
Hoti, ka bërë të ditur se njëkohësisht, do të fillojë edhe përdorimi i teknologjisë së dronëve, si mjet mbështetës për inspektimin e kantiereve dhe vendeve të punës me rrezik të shtuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Postimi i tij i plotë:
Nga 1 shtatori: Inspektime vetëm digjitale dhe mbikëqyrje me dronë
Me qëllim të forcimit të mbikëqyrjes inspektuese, kam marrë vendim që, nga 1 shtatori, Inspektorati Qendror i Punës të kalojë në inspektime plotësisht digjitale.
Kjo do të mundësojë dokumentim në kohë reale, rritje të transparencës, llogaridhënie më të madhe dhe monitorim më efikas të punës në terren.
Njëkohësisht, do të fillojë edhe përdorimi i teknologjisë së dronëve, si mjet mbështetës për inspektimin e kantiereve dhe vendeve të punës me rrezik të shtuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Po ashtu, do të iniciojmë forcimin e koordinimit ndërinstitucional, në mënyrë që institucionet përgjegjëse të shkëmbejnë informacion në kohë reale dhe mbikëqyrja të jetë sa më parandaluese, e jo vetëm reaguese.