27 aksidente me të lënduar dhe mbi 2,800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Prishtinë | 30 Kor 2026 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e saj për sigurinë në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 27 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 52 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po ashtu, në kuadër të kontrolleve në komunikacion, Policia ka shqiptuar gjithsej 2,831 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e sigurisë në rrugë.

Të ngjashme