Ende pa nis sezoni, trajneri largohet nga skuadra e Premier Ligës

Prishtinë | 30 Kor 2026 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i sezonit të ri në futboll, Newcastle United ka mbetur pa trajnerin e saj.

Siç raporton BBC të enjten, Eddie Howe do të largohet menjëherë nga skuadra e Premier Ligës angleze.

Howe ishte nën presion edicionin e kaluar, pasi Neëcastle përfundoi vetëm në pozitën e 12-të.

Ndeshja e fundit në krye të skuadrës e 48-vjeçarit ishte humbja 4:1 nga Bristol City, të mërkurën në kuadër të ndeshjeve parasezonale.

Newcastle Unitedit i janë larguar disa prej futbollistëve kryesorë, viteve të fundit, përfshirë edhe në këtë merkato, duke humbur mesfushorin italian, Sandro Tonali që është transferuar në Tottenham Hotspurs.

Të ngjashme