Ehat Miftaraj, drejtori ekzekutiv i IKD-së, ka reaguar me ironi për debatet rreth Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke komentuar mbështetjen që, sipas tij, po i jepet partisë nga persona që jetojnë jashtë vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Miftaraj tha se po të kishin votuar për LDK-në të gjithë ata që tani, sipas tij, “ia qajnë hallin”, partia do të kishte arritur një rezultat dukshëm më të lartë në zgjedhjet e qershorit.
“Të kishin votu LDK-në krejtë këta nga jashtë që po ia qajnë hallin me siguri i kish marr nja 30% të votave në zgjedhjet e qershorit”, ka shkruar Miftaraj.