Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, para nisjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, ka thënë se pret që delegatët të votojnë lirshëm për ndryshime brenda partisë, raporton Ekonomia Online.
Dushi deklaroi se kjo ka qenë edhe kërkesa e parashtruar nga iniciatorët e mbajtjes së kuvendit.
“Ajo çka presim ne e kemi kërkuar edhe në shkresën e kërkesën tonë për mbajtjen e kuvendit. Po presim që sot delegatët, duke qenë të lirë të votojnë për ndryshime në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Dushi.
I pyetur nëse ka pasur presion ndaj tij apo delegatëve për mënyrën e votimit, Dushi mohoi një gjë të tillë.
“Unë nuk kam pasë asnjë presion, as gjë tjetër. Mendoj që delegatët e LDK-së votojnë sipas bindjeve të tyre, pavarësisht presioneve”, u shpreh ai.
