Kryetari Ramosaj njofton për vdekjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Selim Sutaj

Prishtinë | 30 Kor 2026 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, njofton se me dhimbje të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-të burgosurit politik, Selim Sutaj.

“Selimi me guxim e sakrificë i shërbeu vendit në periudha të rëndësishme, duke dhënë kontributin e tij për lirinë, sigurinë dhe të mirën e përgjithshme.

Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sutaj, të afërmve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të tij.

U prehtë në paqe!”, ka shkruar Ramosaj.

Të ngjashme