Ahmeti: Sot shohim nëse Kuvendi do ta fuqizojë idenë e reflektimit lidhur me rezultatin e zgjedhjeve

Prishtinë | 30 Kor 2026 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është deklaruar para fillimit të Kuvendit të kësaj partie.

Ahmeti ka theksuar se ka ‘’reflektuar’’ në Kuvendin e janarit ku ka ofruar dorëheqje nga pozita e sekretarit të partisë, duke shtuar se sot do të shihet se nëse kuvendi i LDK’së, do e fuqizojë idenë për të reflektuar lidhur me rezultatet e zgjedhjeve.

‘’Unë kam reflektua qysh në kuvendin e janarit dhe kam ofruar dorëheqjen nga sekretari i partisë dhe ne nivel komunal, ta shohim sot kuvendi a do fuqizojë idenë tonë për të reflektu lidhur me rezultatine  zgjedhjeve, apo mendon që duhet të vazhdohet, aty është çështje e vendimmarrjes së delegatëve.’’, ka thënë ai.

Të ngjashme