Dy të lënduar në një aksident në Rakosh të Istogut

Prishtinë | 30 Kor 2026 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Rakosh të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se në të kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Dy të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, deklaroi ai.

Të ngjashme