Balde: Nuk po largohem nga Barcelona, këtu jam lindur e rritur

Prishtinë | 30 Kor 2026 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi anësor i Barcelonës, Alejandro Balde, ka hedhur poshtë zërat se do të largohet nga ky klub.

Ai e quajti Barcelonën shtëpi, dhe synon që të mbetet në vendin e tij të lindjes.

“Barça është shtëpia ime. Kam qenë në këtë klub për 16 vjet, gjithë jetën time”, ka thënë Balde.

“Dua të kem sukses këtu, mendja ime është këtu. Jam nga Barcelona, ky është vendi im. Ajo që mendoj është të vazhdoj këtu edhe për shumë vite të tjera. Nuk jam duke u larguar”.

Të ngjashme