Roma arrin marrëveshje me nënkampionin e botës

Prishtinë | 05 Gus 2026 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

AS Roma ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e mbrojtësit të djathtë argjentinas, Nahuel Molina.

Sipas raportimeve nga Fabrizio Romano, klubi italian do të paguajë 18 milionë euro për kartonin e 27-vjeçarit, ndërsa marrëveshja mes palëve tashmë është finalizuar, shkruan Indeksonline

Molina pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me Romën, ndërsa drita jeshile është dhënë edhe për kryerjen e testeve mjekësore, hapi i fundit para zyrtarizimit të transferimit.

Mbrojtësi argjentinas largohet nga Atletico Madrid pas disa sezoneve në La Liga, për të nisur një aventurë të re në Serie A me fanellën e Romës.

Të ngjashme