Skuadra e Fenerbahçes do të luajë sonte ndeshjen kundër Sturm Grazit, në kuadër të rundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Në këtë përballje, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është lënë në stol nga trajneri turk, Ismail Kartal.
Ndeshja do të nisë nga ora 20:00 dhe do të luhet në Stamboll.
Muriqi nuk ka luajtur as në ndeshjet parasezonale që nga rikthimi i tij te Fenerbahçe për shkak të një lëndimi, ndërsa tash është rikthyer në skuadër.