Mirlind Daku ka bërë zyrtarisht lëvizjen e radhës në karrierën e tij në futbollin rus.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është prezantuar si lojtari më i ri i Spartakut të Moskës, duke kaluar te një prej klubeve më me emër në kampionatin rus.
Daku ka firmosur një kontratë trevjeçare me Spartakun, ndërsa transferimi i tij ka marrë vëmendje të madhe edhe për shifrat financiare.
Klubi i Moskës ka paguar 11 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar.
Sipas raportimeve, paga e Dakut te skuadra e re pritet të jetë rreth 4 milionë euro në vit, duke përfshirë edhe bonuset e ndryshme të parashikuara në kontratë.