Nis faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

Prishtinë | 06 Gus 2026 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor për këtë vit do të nisë më 10 gusht, duke filluar nga ora 20:00.

Sipas njoftimit, aplikimi i larvicideve do të zhvillohet më 10 dhe 11 gusht, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit.

Komuna ka bërë të ditur se realizimi i aktivitetit varet nga kushtet atmosferike, andaj datat mund të ndryshojnë në rast të motit të pafavorshëm.

Qytetarët janë falënderuar për mirëkuptimin në rast të ndryshimeve të mundshme në orarin e planifikuar.

Të ngjashme