Murati përmend 30 ditët e vitit të kaluar, por nuk përgjigjet për aktvendimin e Kushtetueses

Prishtinë | 08 Gus 2026 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati edhe sot para seancës së thirrur nga kjo parti, ka përmendur vitin e kaluar duke thënë se mori më shumë se 30 ditë kohë konstituimi i Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Megjithatë, kur gazetarët ia kanë përmendur aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese që thotë se brenda 30 ditëve duhet të konstituohet Kuvendi, ai nuk është përgjigjur .

“Besoj e kujtoni vitin e kaluar që 26 prilli ka qenë data e fundit sipas këtij afatit, por Kuvendi ishte konstituuar më 18 tetor”, ka thënë ai.

Të ngjashme