Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka shkruar për vonesën e nisjes së seancës konstituive që u thirr për sot në orën 11:00 nga kryesuesi i seancës, deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari.
“E thirrën vetë seancën për orën 11:00. Ora është 11:50 dhe ende nuk vijnë. Dje nuk iu përshtatej Kushtetuta. Sot, si duket, nuk po iu përshtatet as paligjshmëria që vetë e krijuan”, ka shkruar ajo.
Çitaku shtoi: “Por loja po merr fund. Qytetarët tashmë e kanë kuptuar: bllokada nuk është rastësi, është strategji. Rrethi po u ngushtohet. Koha e ikjes nga përgjegjësia po mbaron”.
Aktualisht, deputetët kanë nisur të futen në sallën, por ende seanca s’ka filluar.