“Gallatë vezësh”, Qorrolli ironizon me Kadriajn pas situatës në Kuvend

Prishtinë | 08 Gus 2026 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka reaguar me tone ironike ndaj deputetes së Aleancës, Time Kadriaj, pas zhvillimeve në seancën konstituive të Kuvendit.

Qorrolli, duke iu referuar incidentit ku Kadriaj e ka gjuajtur me vezë Albin Kurtin.

“Sot, Timja nuk e bëri Kuvendin kotec. E bëri kotecin vetë”, ka shkruar Qorrolli.

Në vazhdim të postimit, deputeti i VV-së ka vazhduar me ironi ndaj veprimit të Kadriajt.

“Lum pula që e di pse bën vezë. Sojnikët si Timja nuk duan takime, nuk duan marrëveshje, duan gallatë vezësh!”, ka shkruar ai.

Qorrolli e ka përmbyllur reagimin me një tjetër thumbim ndaj deputetes së AAK-së:

“Të paktën pula, kur bën vezën, nuk pretendon se po bën politikë.”

Reagimi i deputetit të VV-së vjen në një kohë tensionesh politike në Kuvend, pas përplasjeve rreth vazhdimit të seancës konstituive dhe zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Të ngjashme