Ra nga objekti para një jave në Prizren, vdes i mituri në QKUK

Prishtinë | 09 Gus 2026 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Një i mitur ka vdekur mbrëmë, pasi më 2 gusht dyshohet se kishte rënë nga një objekt në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas incidentit viktima ishte dërguar me lëndime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merrte trajtim të vazhdueshëm.

Më 8 gusht është konfirmuar se i mituri ka humbur jetën.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thotë PK.

Policia njëherësh e ka cilësuar rastin si “Hetim mbi vdekjen”.

Të ngjashme