Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai i saj.
Ngjarja ka ndodhur në një parkim privat. Sipas të dhënave paraprake, gjatë një manovre me automjetin tip “Audi”, me targa CS 440 PP, babai i vajzës, Ergys Marku, ka goditur aksidentalisht të bijën, A.M.
Pavarësisht ndërhyrjes, 4-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.