Hoxha kërkon falje për shpërndarjen e montazhit me AI lidhur me Kadriajn

Prishtinë | 09 Gus 2026 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Elvis Hoxha anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar falje publike pasi, siç ka pranuar vetë, kishte shpërndarë një informacion të rremë në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, ai ka bërë të ditur se kishte publikuar një fotografi të manipuluar, e cila paraqiste një ballinë të sajuar të një gazete serbe, ku në qendër ishte fotografia e deputetes Time Kadriaj.

“Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje”, ka shkruar ai.

Ai ka sqaruar se fotografia e publikuar ishte e sajuar dhe ka shprehur keqardhje për faktin se e kishte shpërndarë atë si informacion.

“Është bërë shumë e vështirë të ndash informacionin e vërtetë nga ai i rremë”, ka deklaruar anëtari i LVV-së.

Në fund, ai ka përsëritur kërkimfaljen për publikimin dhe shpërndarjen e informacionit të pavërtetë.

“Po kërkoj edhe një herë falje për shpërndarjen e një informacioni të rremë”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme