Paris Saint-Germain është shumë pranë marrëveshjes me Parmën për portierin japonez Zion Suzuki, në një operacion që kap vlerën e rreth 35 milionë eurove.
Por kampioni i Evropës mund të mos e mbajë menjëherë në Paris, PSG po shqyrton mundësinë që ta huazojë Suzuki-n për një sezon, ndërsa Juventusi është favorit për ta marrë në huazim.
Bisedimet mes Juventusit dhe PSG-së tashmë kanë nisur, ndërsa bardhezinjtë e shohin portierin japonez si një opsion shumë interesant për sezonin e ardhshëm.