Kyriakos Mitsotakis aksidentohet me biçikletë, kryeministri grek përfundon në spital

Prishtinë | 11 Gus 2026 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis përfundoi në spitalin e Hanias këtë të martë për shkak të një aksidenti teksa lëvizte me biçikletë, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Aksidenti ndodhi kur rrota e përparme e biçikletës “rrëshqiti”, duke bërë që lideri grek të humbiste ekuilibrin dhe të rrëzohej në tokë.

Pas aksidentit, kryeministri iu nënshtrua kontrolleve mjekësore, ku u konstatua një dëmtim në dorë dhe disa gërvishtje të lehta.

Për siguri, atij iu krye edhe një grafi. Pas marrjes së ndihmës së parë, Mitsotakis u largua nga spitali. /Panorama

Të ngjashme