Haradinaj ndan momente gëzimi me familjen e dëshmorit Mustafë Avdullahu

Prishtinë | 12 Gus 2026 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka ndarë sot momente gëzimi me familjen atdhetare Avdullahu nga Popoci i Gjakovës, familje që i dha Kosovës tre djem dëshmorë.

Haradinaj ka bërë të ditur se ishte pjesë e gëzimit familjar me rastin e martesës së Ermal Avdullahut, djalit të dëshmorit Mustafë Avdullahu, i cili kurorëzoi dashurinë me Benitën.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj ka vlerësuar lidhjen që e ka bashkuar me këtë familje në ditët më të vështira të luftës për çlirimin e Kosovës.

“Shërbimi ndaj atdheut na ka lidhur bashkë në kohët më të vështira, në rrugën për çlirimin e vendit. Është kënaqësi e veçantë që sot, në liri, t’i ndajmë bashkë edhe gëzimet familjare”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shprehur kënaqësinë që, pas sakrificave të mëdha për lirinë e vendit, sot mund të ndajë me familjen Avdullahu edhe momente të lumtura e të rëndësishme familjare.

Të ngjashme