Tensionet politike dhe përplasjet mes deputetëve u shoqëruan me reagime të mërgimtarëve të cilët sot vizituan Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Në njerën anë ishin deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kërkuan thirrje të seancës për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit, gjersa përplaseshin me deputët e Lëvizjes Vetëvendosje.
E anën tjetër mërgimtarët ia mësynë sallës së Kuvendit, të shoqëruar me përplasje deputetëve.
Ata kërkuan që përfaqësuesit politikë të lënë mënjanë dallimet dhe të gjejnë një zgjidhje për konstituimin e institucioneve, duke shprehur shqetësim për bllokadën e vazhdueshme institucionale.
Një mërgimtar, Asllan Hajdari tha se është shumë e rëndësishme që të krijohen institucionet
“Për ne është shumë interesant me kuptuar se çka dojnë. Çka, çka janë këtu tash? Unë nuk jam duke marrë anë kurrsesi, po është shumë interesant me kuptuar se nuk i kuptojmë pse nuk rrijnë në Kuvend edhe me u konstituuar parlamentit, me, me krijuar institucionet që duhet me i krijuar. Është për ne është shumë, shumë çudi atij. Nuk i kuptojmë, me të vërtetë nuk i kuptojmë. Po nuk ia vlen atij. Jemi, e kemi parë një skenar edhe më herët. I kanë bërë 40-50 seanca përpara edhe s’ka, s’kanë pasur sukses atij. Nuk, nuk duhet me bërë filma, amoo me bërë seanca pa kurrfarë rezultati, a e din? Për mendimin tim është më e mirë atij: le të merren vesh, le të thërrasin seancën, le t’i krijojnë institucionet atij. Kushdo qoftë”, tha ai.
Hisen Gashi, mërgimtari tjetër u shpreh se duhet të gjitha partitë shqiptare të bëhen bashkë dhe t’i prezantojnë ofertat për zhbllokim institucional.
“Si qytetar nuk është në rregull. Përgjegjësi duhet me u respektuar vota e qytetarit. Hise veç sa i takon sa ka votuar qytetari. Gabimet, janë më të mëdhatë që duhet me ditur me u bërë bashkë të gjithë edhe me e bërë një sallë të gjitha partitë edhe me këqyrë çka po thotë kryeministri në detyrë si partia më e madhe, çka po i ofron edhe çka po pranojnë këta. Jo me dhënë deklarata të veçanta e mos me ditur populli çka po bëhet. Nuk është në rregull. Nuk është në rregull. Pse nuk është në rregull? Mundemi ne me folur çka duam, po duhet në qoftë se këta deputetë paguhen prej buxhetit të Kosovës, duhet me ndejtur aty nga brenda. Jo me marrë rrogën e me dalë përjashtë. Kur u konvenon, kur s’u konvenon me ndejtur brenda. Nuk është në rregull. Zgjedhjet mbahen gjithkund ku mbahen, ka konkurrencë në zgjedhje, po në fund duhet me u bashkuar për të mirën e shtetit”, tha ai.

