Çitaku: Kurti është uzurpator, të vijë në Kuvend për ta konstituuar atë

Prishtinë | 14 Gus 2026 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar përmes një postimi lidhur me situatën politike dhe moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Çitaku ka thënë se edhe sot janë para ndërtesës së Qeverisë për t’i përcjellë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dy mesazhe.

“E para: në këtë ndërtesë je uzurpator. E dyta: eja në Kuvend që ta konstituojmë atë. Hape rrugën për funksionimin e institucioneve”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka deklaruar se do të vazhdojnë deri në, siç është shprehur, rikthimin e rendit kushtetues dhe “fitoren e Republikës”.

Të ngjashme