Jashari: Ajo që ndodhi në Kuvend është pasqyrë e përçarjes që VV ka arritur ta krijojë në shoqërinë tonë

Prishtinë | 14 Gus 2026 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, ka deklaruar se situata e krijuar të mërkurën në Kuvendin e Kosovës është pasqyrë e përçarjes që, sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka arritur ta krijojë në shoqërinë kosovare.

E ftuar në KosovaLive, Jashari tha se ajo që ndodhi në Kuvend ishte reflektim i klimës së krijuar në shoqëri.

“Dhe kjo u reflektua atë ditë në Kuvendin e Kosovës”, tha Jashari.

Ajo theksoi se Kuvendi, si institucion, do të duhej të ishte pasqyrë e një kulture që synon të edukojë edhe të rinjtë e vendit.

“Do të duhej të ishte pasqyrë e një kulture që synon t’i edukojë edhe të rinjtë e vendit”, u shpreh deputetja e PDK-së.

Jashari tha se i ka ardhur keq edhe për etiketimet që janë bërë në rrjetet sociale pas zhvillimeve në Kuvend.

Të ngjashme