Në arrati që nga viti 2006 për vrasje, arrestohet 48-vjeçari shqiptar në Greqi

Prishtinë | 14 Gus 2026 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Athinë, pasi rezultonte i kërkuar prej më shumë se 20 vitesh për një vrasje të kryer në Tiranë.

Sipas mediave greke, arrestimi u krye ditën e djeshme në zonën e Filotheit në Athinë. 48-vjeçari ishte në kërkim për një ngjarje të ndodhur në vitin 2006 në kryeqytetin shqiptar.

Bëhet fjalë për vrasjen e një bashkëatdhetari të tij, të cilin 48-vjeçari dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri.

Pas arrestimit, shqiptari është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente në Greqi, ku do të ndiqen procedurat e mëtejshme ligjore.

Ngjarja për të cilën ai kërkohej kishte ndodhur rreth dy dekada më parë në Tiranë, ndërsa arrestimi u realizua tashmë në Athinë.

Të ngjashme