Ekonomia Online
FUNDIT

Selimi i drejtohet PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën

Selimi i drejtohet PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Shqipe Mehmeti-Selimi ka rikujtuar se Partia Demokratike e Kosovës, dikur, e bllokonte Kuvendin me anë të Flora Brovinës. Sipas saj, duhet të ketë një vullnet politik dhe marrëveshje për funksionalizmin e plotë të institucioneve. Postimi i plotë: “Për “gardianët” e Kushtetutës E njëjta Kushtetutë ishte edhe në vitin 2014, kur për […]

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Shqipe Mehmeti-Selimi ka rikujtuar se Partia Demokratike e Kosovës, dikur, e bllokonte Kuvendin me anë të Flora Brovinës.

Sipas saj, duhet të ketë një vullnet politik dhe marrëveshje për funksionalizmin e plotë të institucioneve.

Postimi i plotë:

“Për “gardianët” e Kushtetutës

E njëjta Kushtetutë ishte edhe në vitin 2014, kur për 183 ditë (6 muaj) PDK-ja nuk thërriste seancë pa marrëveshje.

PDK-ja, përmes deputetes më të vjetër, e bllokonte Kuvendin.

Sot na duhet vullnet politik dhe marrëveshje e të gjitha palëve për funksionalizimin e institucioneve”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme