Zbulohen detaje nga marrëveshja paramartesore e Ronaldos dhe Georginas

Prishtinë | 15 Gus 2026 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore vetëm një ditë para martesës së tyre sekrete, duke përcaktuar mënyrën e ndarjes së pasurisë në rast divorci.

Sipas dokumenteve të martesës, çifti ka zgjedhur regjimin e ndarjes së pasurisë, marrëveshje e cila është firmosur më 10 gusht, një ditë para ceremonisë private të zhvilluar në Cascais të Portugalisë.

Sipas raportimeve të The Sun, Georgina nuk do të kishte të drejtë automatike mbi gjysmën e pasurisë së Ronaldos, e cila raportohet të jetë mbi 1 miliard paund. Në rast ndarjeje, ajo thuhet se do të përfitonte rreth 85 mijë paund në muaj.

Po ashtu, raportohet se një prej pronave luksoze të Ronaldos në Madrid, me vlerë rreth 5 milionë paund, është e regjistruar në emër të Georginës. Këto detaje financiare, megjithatë, janë raportuar nga mediat dhe nuk janë konfirmuar publikisht në tërësi nga çifti.

Ronaldo dhe Georgina u martuan më 11 gusht në një ceremoni tejet private në Cascais, ku të pranishëm ishin pesë fëmijët e tyre dhe katër dëshmitarë.

Të ngjashme