Liverpool arrin marrëveshje me Ibrahim Mbaye, synon edhe Barcolan

Prishtinë | 18 Gus 2026 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Liverpool ka bërë një hap të rëndësishëm në merkato, duke arritur marrëveshje personale me anësorin e Paris Saint-Germain, Ibrahim Mbaye.

Sipas raportimeve të GOAL, 18-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me klubin anglez. Megjithatë, Liverpool ende duhet të gjejë marrëveshje me PSG-në për shumën e transferimit, transmeton Klankosova.tv.

Mbaye është një nga objektivat kryesorë të trajnerit Andoni Iraola, ndërsa Liverpool po synon një lëvizje edhe më të madhe për bashkëlojtarin e tij, Bradley Barcola.

Për Barcolan, Liverpool raportohet se ka rritur ofertën në 135 milionë euro, ndërsa PSG ende nuk ka dhënë përgjigjen përfundimtare.

Nëse të dy transferimet realizohen, Liverpool do të kryente një nga goditjet më të mëdha të kësaj merkatoje, duke afruar dy prej talentëve të PSG-së në Anfield.

Të ngjashme