Rama: Për herë të parë Prishtina me qendër informative turistike

Prishtinë | 20 Gus 2026 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Prishtina për herë të parë është bërë me qendër informative turistike.

Rama, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në këtë qendër mund të gjendet se çka po ndodhë në kryeqytet, ku em shku dhe çka me vizitu.

Postimi i tij i plotë:

PËR HERË TË PARË, PRISHTINA ME QENDËR INFORMATIVE TURISTIKE! 🌍

E nisëm me krijimin e Drejtorisë së Turizmit në Kryeqytet. Tash po e hapim edhe derën e parë për krejt ata që vijnë me e vizitu Prishtinën.

Këtu e gjeni çka po ndodh në kryeqytet, ku me shku, çka me vizitu, çka me provu dhe krejt ato vende e rrëfime që e bëjnë Prishtinën tonën.

E kemi edhe një kënd të veçantë me artin unik të q’ART për me marrë me vete jo veç një souvenir, por një copë Prishtine. ❤️

📍 Pallati i Rinisë

🗓️ Hapemi të hënën

Të ngjashme