Sot nis xhiroja e dytë në Superligë

Prishtinë | 21 Gus 2026 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Sot do të fillojë xhiroja e dytë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Dueli i ditës së sotme do të jetë ai mes Malishevës dhe Drenicës që luhet në stadiumin “Liman Gegaj” nga ora 16:30.

Malisheva e nisi sezonin mjaft mirë me fitore të thellë 6:1 ndaj Vushtrrisë.

Ndërkohë, Drenica e nisi sezonin me barazim pa gola me Dukagjinin.

Të shtunën përballen Dukagjini me Feronikelin 74 dhe Ballkanin me Vushtrrinë, kurse të dielën në Podujevë, Llapi do të jetë nikoqir i Gjilanit.

Dueli mes Prishtinës dhe Dritës është shtyrë, për shkak të angazhimeve të gjilanasve në arenën ndërkombëtare.

Të ngjashme