Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme që çështja e funksionalizimit të Kuvendit të dërgohet sërish për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, tashmë ekziston një aktvendim që përcakton afatin brenda të cilit duhet të funksionalizohet Kuvendi.
Ndërsa, ka bërë të ditur se janë duke përgatotë kallëzime penale, siç ka thënë Tahiri ndaj atyre që janë duke ushtruar detyrat në mënyrë të jashtëligjshme.
“Ka aktvendim dhe meqë ka aktvendim, është një aktvendim që parasheh që duhet të funksionalizohet Kuvendi brenda 30 ditëve prej ditës kur të certifikohen rezultatet. Nuk e kemi parë të arsyeshme dhe nuk është e arsyeshme me e dërguar prapë për interpretim të njëjtë. Çfarë jemi duke përgatitë, kallëzime penale që në mënyrë të jashtëligjshme janë duke i ushtruar detyrën edhe të kryeministrit, edhe deputetët, edhe të ministrit, edhe deputetët”, ka deklaruar Tahiri.
