Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës disa-mujore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se Irani ndodhet në një pozitë të favorshme.
“Është më mirë që ta përfundojmë luftën tani, pasi jemi në një pozicion pushteti dhe dinjiteti”, tha Pezeshkian, raportojn mediat e huaja.
Ndërkohë, Teherani e ka akuzuar Uashingtonin për “terrorizëm ekonomik”, pas paralajmërimeve për zgjerimin e sanksioneve ndaj Iranit.
ShBA-ja u ka bërë thirrje edhe vendeve të tjera, përfshirë Kinën, që të bashkohen në përpjekjet për të rritur presionin dhe izolimin ekonomik ndaj Teheranit.
Irani prej vitesh përballet me sanksione perëndimore, të cilat ka tentuar t’i anashkalojë përmes tregtisë me vende të treta, prodhimit vendas dhe përdorimit të një “flote në hije” për transportin e naftës.