Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pasi ish-deputeti i LVV-së, Visar Korenica, ka konfirmuar për Express se e kishte njoftuar Albin Kurtin qysh në vitin 2024 për tenderin për dërgimin e vagonave për riparim në Serbi.
Deliu-Kodra ka thënë se Kurti ka qenë i paralajmëruar, i informuar dhe në dijeni, megjithatë ka heshtur.
“Albin Kurti paska qenë i informuar qysh më 24 maj 2024 për kontratën e Trainkos-it për renovimin e vagonëve në Serbi.
I paralajmëruar. I informuar. Në dijeni. Dhe ka heshtur.
Sot ndëshkohet punëtori që flet, ndërsa askush nuk jep përgjegjësi për ata që e kanë ditur dhe e kanë lejuar”, ka shkruar ajo.