Deliu: Kurti paska qenë i informuar qysh në vitin 2024 për riparimin e vagonave ne Serbi, ka heshtur

Prishtinë | 24 Gus 2026 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pasi ish-deputeti i LVV-së, Visar Korenica, ka konfirmuar për Express se e kishte njoftuar Albin Kurtin qysh në vitin 2024 për tenderin për dërgimin e vagonave për riparim në Serbi.

Deliu-Kodra ka thënë se Kurti ka qenë i paralajmëruar, i informuar dhe në dijeni, megjithatë ka heshtur.

“Albin Kurti paska qenë i informuar qysh më 24 maj 2024 për kontratën e Trainkos-it për renovimin e vagonëve në Serbi.

I paralajmëruar. I informuar. Në dijeni. Dhe ka heshtur.

Sot ndëshkohet punëtori që flet, ndërsa askush nuk jep përgjegjësi për ata që e kanë ditur dhe e kanë lejuar”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme