Një zjarr ka përfshirë një zonë në Grackë të Vogël të Lipjanit, ndërsa flakët janë pranë disa vilave.
Komandanti i zjarrfikësve në rajonin e Lipjanit, Sadri Shamolli, ka konfirmuar për Klankosova.tv se ekipet janë në terren dhe po merren me situatën.
Sipas tij, zjarri është afër disa vilave, të cilat potencialisht mund të rrezikohen, por ekipet në terren kanë vlerësuar se për momentin nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë.