Policia në Ferizaj shqipton rreth 1800 gjoba brenda 1 jave

Prishtinë | 24 Gus 2026 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë gjatë datës 17 deri 23 të këtij muaji janë shqiptuar 1785 gjoba trafiku për shoferët që thyen rregullat.
Sipas njoftimit, 28 patentë shoferë janë pezulluar për personat që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Në këtë periudhë janë regjistruar 56 aksidente nga të cilat 25 aksidente me lëndime ku kanë mbetur të lënduar 35 persona, kurse 31 aksidente të tjera janë regjistruar me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Të ngjashme