Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut në volejboll të Lojërave Meshdetare

Prishtinë | 24 Gus 2026 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra ka shënuar fitoren e dytë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Vashat kosovare mposhtën Maqedoninë e Veriut me rezultat 3:1 në sete: 30:28, 25:17, 19:25, 25:16, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës në garë, pas triumfit ndaj Algjerisë, ndërsa ka edhe një humbje nga Greqia.

Ndeshja e radhës ndaj Turqisë, që zhvillohet nesër, do të jetë vendimtare për kalimin tutje nga grupi.

Të ngjashme