Ushtarët amerikanë aterojnë me dy helikopterë Black Hawk në ambientet e Frutex

Prishtinë | 24 Gus 2026 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Një vizitë e veçantë është zhvilluar sot në kompaninë Frutex, ku kanë mbërritur 25 ushtarë të aviacionit amerikan në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Vizita u bë edhe më e veçantë për shkak të mënyrës së mbërritjes së ushtarëve, të cilët ateruan në ambientet e kompanisë me dy helikopterë të tipit Black Hawk.

Gjatë qëndrimit në Frutex, ushtarët amerikanë vizituan fabrikën dhe patën mundësinë të shohin nga afër procesin e prodhimit, si dhe të njihen me zhvillimin dhe arritjet e kompanisë.

Frutex është një ndër kompanitë më të mëdha eksportuese në Kosovë dhe njihet për brendet Golden Eagle, Natural 100% dhe Relax.

Pas vizitës në fabrikë, drejtuesit e kompanisë organizuan një drekë të përbashkët me ushtarët amerikanë, të cilët prej disa vitesh shërbejnë në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Gjatë qëndrimit të tyre, ushtarët vizituan edhe ambientet e ndërtuara nga familja Palushi, të cilat i janë dedikuar ruajtjes dhe përkujtimit të historisë dhe sakrificës së popullit të Kosovës.

Të ngjashme