Vdes Mehdi Mehmeti, legjendë e volejbollit kosovar

Prishtinë | 25 Gus 2026 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur Mehdi Mehmeti, një prej figurave të respektuara të volejbollit në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen Mehmeti.

Mehdi Mehmeti dha kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e volejbollit kosovar, duke shërbyer ndër vite si trajner dhe udhëheqës sportiv.

Ai ishte i angazhuar në volejbollin e meshkujve dhe të femrave, ndërsa përvoja dhe përkushtimi i tij, sipas KOK-ut, kontribuuan në zhvillimin e këtij sporti dhe edukimin e gjeneratave të reja.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, në emër të institucionit ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin sportiv.

Qoftë i përhershëm kujtimi për Mehdin. U prehtë në paqe!”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Të ngjashme