Rregull i ri në Champions League: Liverpooli nuk mund ta presë Realin

Prishtinë | 26 Gus 2026 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

UEFA ka vendosur një rregull të ri për fazën e ligës së Champions League, sipas të cilit e njëjta përballje nuk mund të përsëritet për tri sezone radhazi me të njëjtën skuadër si vendas.

Kjo prek drejtpërdrejt Liverpoolin dhe Real Madridin. “Të Kuqtë” e kanë pritur Realin në “Anfield” në dy sezonet e fundit dhe kanë fituar të dyja ndeshjet, 2-0 dhe 1-0, transmeton Klankosova.tv.

Nëse shorti i Champions League 2026/27 i bashkon sërish, Real Madridi nuk mund të udhëtojë në “Anfield”; ndeshja duhet të zhvillohet në Madrid. I njëjti rregull vlen edhe për Arsenal-Inter: londinezët nuk mund të luajnë sërish në “San Siro” në fazën e ligës.

Të ngjashme