Klubi nga Suhareka ka njoftuar se trajneri kroat, për arsye personale, nuk do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës.
Ballkani e ka falënderuar Karoglanin për punën, bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në klub, duke i uruar shëndet, suksese dhe mbarësi në vazhdim të karrierës.
“Mislav, faleminderit për gjithçka dhe suksese në rrugëtimin tënd të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e klubit.