Përbindëshi!

Prishtinë | 27 Gus 2026 | 16:28 | Nga Halil Matoshi

Ratko Mladić diq n’burg, por krijesa e tij gjenocudale (Repubika Srpska) jeton – madje mendje të instrumentaluzueme kriminale bashkëpunojnë me këtë krijesë morbide…
1.
Ai, nji kriminel me formim shkollor, mbylli sytë e përgjakun në burg, por jo edhe debatin për përbindëshat, të cilët e mendojnë (e mendojnë hollësisht!?) shkaktimin e dhimbjes tek tjetri – që ashiqare rrëxon tezën e Hannah Arendt për ‘banalitein e të keqes’
2.
Të frymëzuem nga ajo që quhet banaliteti i së keqes. i zbuluem gjatë gjyqeve kundër nazistëve në Nuremberg dhe Jerusalem, psikologët socialë arritën në përfundimin se çdokush munet me u shndërru në nji vrasës, në rast se i nënshtrohet presioneve shoqnore të konformitetit dhe bindjes.
Presion i fesë dhe fisit (kombit) mbi individin tue rritë nacionalizmin, âsht fatal edhe për njeriun që mendon.
Njerëz mediokra e qyqana, për me dëshmu epërsi epike e burrni shndrrohen potencialisht në monstrumë.
Porse jo gjithmonë ata janë injorantë.
3.
Mary McCarthy, një romanciere dhe shoqe e mirë e Arendt, shprehu një moskuptim të plotë: “Më duket se ajo që po thua është se Eichmann-it i mungon një cilësi e natyrshme njerëzore: aftësia për të menduar, ndërgjegjja – ndërgjegjja. Por a nuk është ai thjesht një përbindësh?’
Larg nga të qenit “i pamend”, Eichmann kishte shumë mendime – mendime gjenocidi, të kryeme në emën të Partisë së tij të dashtun Naziste.
Dhe Arendt ndrroi mendje…
4.
Mladić bashkë me përbindëshin tjetër Karadhić, në Srebrenicë ia ngritën përmendoren e turpit iluzionit europian iluminist. Fabrikën e zëvendëson kampi. Racionalizmi dhe teknologjia e lartë e zëvendësuan Zotin. Profesori ushtarin.
Politikën e zëvendësoi biopolitika.
Jetën qytetare e zëvendëson jeta e zhveshun (nga çfarëdo e drejte). Srebrenica, përmes Dubravës dhe Lipjanit (Kosovë), “Zabela” (Požarevac, Serbi) e kudo, janë nomos’i i ri i planetit.
5.
Ratko Mladiç shkoi në ferrin e ndërgegjës së serbëve, por ideja nuk vdes.
Ajo rishfaqet sapo t’i krijohen rrethanat…
Mendësia kriminale e drejtuesve të Serbisë së sotshme nuk ka dekë.
I janë marrë veç mjetet e manifestimit!
6.
Nëse shpirti i nji njeriu të mirë shkon drejt dritës ose bashkohet me burimin universal, shpirti i nji përbindëshi thjesht pushon së ekzistuemi.
Ju harroftë emni!

Të ngjashme